Ur Place

February 23, 2008

Vetëvarja e 17-vjeçarit, nxënësit protestë kundër drejtorit

Filed under: Shqiperia --- Albania — halfevil @ 1:50 pm

Devoll- Vetëvarja e 17-vjeçarit, Mikel Ajce, gjimnazistit të përjashtuar dy ditë më parë nga shkolla, ka shkaktuar një protestë të nxënësve të shkollës së mesme në qytetin e Bilishtit. Kanë qenë shokët dhe shoqet e tij të shkollës, të cilët kanë vendosur të mos hyjnë gjatë të premtes në klasat e tyre për të protestuar kundër drejtorit të kësaj shkolle.***

Mikel Ajce, nxënës në gjimnazin “Fuat Babani”, të qytetit të Bilishtit është përjashtuar nga shkolla, ndërsa nuk ka mundur të durojë dot këtë situatë, duke zgjedhur një mënyrë ekstreme. Një konflikt në klasë me një vajzë, gjatë një zënke adoleshentësh, duket se ka çuar në përjashtimin e gjimnazistit tashmë të vdekur. Pasi janë njoftuar prindërit dhe i është dhënë e drejta e ankimimit, të riut i është komunikuar përjashtimi nga shkolla, lajm që nuk është pritur aspak mirë nga 17-vjeçari. Më pas i dëshpëruar, Mikeli ka vendosur të shkruajë një letër, të cilën ua ka drejtuar prindërve të tij. “Nuk kisha rrugë tjetër ndaj vendosa të zgjedh rrugën e vdekjes. Nuk mund ta duroja përjashtimin e padrejtë. Në varrimin tim nuk dua të jetë drejtori i shkollës, por dhe as mësuesit.” Kaq ka thënë në mënyrë të përmbledhur 17-vjeçari Ajce, i cili më pas me një litar ka vendosur t’i japë fund jetës.

***

Mëngjesin e djeshëm, gjimnazistët e Bilishtit kanë dalë në protestë duke refuzuar të hyjnë dhe në klasat e tyre, ndërsa kërkesa kryesore ka qenë largimi i drejtorit të shkollës, për shkak të përjashtimit arbitrar nga shkolla të shokut të tyre. Vendim që ka nxitur në fundin tragjik të të riut i vetëvarur vetëm disa orë pas këtij vendimi. Ndërkaq nxënësit kanë treguar se shoku i tyre është larguar padrejtësisht nga shkolla pas një incidenti të ndodhur në klasë me një vajzë, e cila ishte goditur me stilolaps nga djali. Drejtori i shkollës ndaj të cilit janë ngritur pjesa më e madhe e nxënësve që mësojnë në të ka treguar për gazetën se përjashtimi i 17-vjeçarit nuk është arbitrar. Alfred Mulla është shprehur nëpërmjet telefonit se ndiente keqardhje si prind dhe mësues për vdekjen tragjike të Mikeel Ajces, por sipas tij përjashtimi është bërë kolegjial, pas një vendimi konform të gjitha rregullave. Madje ai sqaron se fëmijës dhe prindërve të tij iu është dhënë shansi të ankimohen për të rifituar të drejtën e të kthyerit në shkollë.

Advertisements

1 Comment »

  1. […] Vetëvarja e 17-vjeçarit, nxënësit protestë kundër drejtorit Devoll- Vetëvarja e 17-vjeçarit, Mikel Ajce, gjimnazistit të përjashtuar dy ditë më parë nga shkolla, ka shkaktuar një protestë të nxënësve të shkollës së mesme në qytetin e Bilishtit. Kanë qenë shokët dhe shoqet e tij të shkollës, të cilët kanë vendosur të mos hyjnë gjatë të premtes në klasat e tyre për të protestuar kundër drejtorit të kësaj shkolle.*** Mikel Ajce, nxënës në gjimnazin “Fuat Babani”, të qytetit të Bilishtit është përjashtuar nga shkolla, ndërsa nuk ka mundur të durojë dot kë […]

    Pingback by Albania » Blog Archive » Most popular Albanian stamp auction today: Albania 1913 - Mi 23 On R - Cover To Germany - Albanien — February 24, 2008 @ 2:24 pm | Reply


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: