Ur Place

February 20, 2008

Udhëzimi i MASH, masterat që do njihen

Filed under: Shqiperia --- Albania — halfevil @ 12:35 pm

Genc Pollo
TIRANË- Që sot e tutje, një udhëzim me 18 pika i hartuar nga Ministria e Arsimit parashikon në mënyrë të qartë hapjen, mbylljen dhe riorganizimin e programeve të studimit “Master” të nivelit të parë dhe të dytë. Ministria e Arsimit ka përcaktuar kriteret që personat duhet të ndjekin për të marrë pjesë fillimisht në programet e studimit “Master i Nivelit të Parë” e më pas në atë të Nivelit të Dytë.

Sipas udhëzimit, që ndryshon thuajse krejtësisht procedurat që janë ndjekur deri më tani për sistemin “Master”, Ministria e Arsimit ka përcaktuar kriteret që duhen ndjekur nga gjithë institucionet për programet e studimit “Master”. Sipas udhëzimit, numri minimal i krediteve për këto programe studimi nuk mund të jetë më i vogël se 60 kredite apo 1500 orë punë të studentit, të shpërndara në jo më pak se një vit akademik. Programet e studimit “Master” mund të zhvillohen dhe me kohë të pjesshme dhe në këtë rast ato shtrihen në dy vite akademike.
 
Frekuentimi nga studentët i aktiviteteve të ndryshme formuese është i detyrueshëm. Në çdo rast, për marrjen e titullit të studimit, frekuentimi duhet të jetë të paktën në masën 80% të aktiviteteve mësimore në auditor. Sipas udhëzimit, në përfundim të programeve të studimeve “Master” parashikohet realizimi i një prove finale (testim) që të vërtetojë fitimin e kompetencave profesionale apo njohurive të parashikuara. Citohet gjithashtu se në programet e studimit “Master” pranohen vetëm ata persona të cilët plotësojnë kriteret akademike të përcaktuara nga institucioni, bazuar në “Ligjin për Arsimin e Lartë”. Për programet e studimit “Master” në fushat e Mjekësisë duhet të paraqitet dhe marrëveshja me strukturat spitalore, publike apo private, ku do të zhvillohen aktivitete formuese klinike, diagnostikuese dhe të njohjes së teknikave e instrumenteve specifike, të parashikuara në program.

Përgjegjësia organizative për programet “Master” është e një Komiteti Shkencor për çdo program të përbërë nga jo më pak se tre anëtarë të personelit akademik. Kërkesat e institucioneve të arsimit të lartë për hapjen dhe mbylljen e programeve të studimeve “Master i Nivelit të Parë“ (MNP) dhe “Master i Nivelit të Dytë” (MND), duhet të paraqiten në MASH brenda datës 15 mars të çdo viti. Programet e studimit “Master” vetëfinancohen me tarifat e shkollimit të studentëve të regjistruar në këto programe. Sidoqoftë ato mund të shfrytëzojnë dhe financime nga subjekte bashkëpunuese për programin, si dhe burime të siguruara nga njësia/njësitë kryesore propozuese apo institucioni. Në udhëzim sqarohet gjithashtu se asnjë nga programet e studimit “Master” të nivelit të parë apo të dytë, nuk mund të ekuivalentohet me ndonjë diplomë të nivelit të dytë.

Udhëzim

Për hapjen, mbylljen dhe riorganizimin e programeve të studimit “Master” të Nivelit të Parë dhe të Dytë

1. Në programet e studimit “Master i Nivelit të Parë” mund të regjistrohen vetëm personat që zotërojnë diplomë të nivelit të parë, diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë apo diplomë sipas sistemit të vjetër, të pandarë në cikle studimi. Në programet e studimit “Master i Nivelit të Dytë” mund të regjistrohen vetëm personat që zotërojnë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë apo diplomë sipas sistemit të vjetër, të pandarë në cikle studimi.

2. Programet e studimit “Master” realizohen nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme formuese në auditor, trajnimit, praktikës apo stazhit, në përputhje me objektivat e programit, si dhe studimit e përgatitjes individuale të studentëve. Numri minimal i krediteve për këto programe studimi nuk mund të jetë më i vogël se 60 kredite apo 1500 orë punë të studentit, të shpërndara në jo më pak se një vit akademik. Programet e studimit “Master” mund të zhvillohen dhe me kohë të pjesshme dhe në këtë rast ato shtrihen në dy vite akademike.

3. Frekuentimi nga studentët i aktiviteteve të ndryshme formuese është i detyrueshëm. Në

çdo rast, për marrjen e titullit të studimit, frekuentimi duhet të jetë të paktën në masën 80% të aktiviteteve mësimore në auditor.

4. Në përfundim të programeve të studimeve “Master” parashikohet realizimi i një prove

finale (mikrotezë, testim) që të vërtetojë fitimin e kompetencave profesionale apo njohurive të parashikuara.

5. Në programet e studimit “Master” pranohen vetëm ata persona të cilët plotësojnë kriteret akademike të përcaktuara nga institucioni, bazuar në “Ligjin për Arsimin e Lartë”, i ndryshuar, dhe aktet e tjera nënligjore në fuqi. Kriteret përzgjedhëse bëhen publike.

6. Institucionet e arsimit të lartë, kërkesën e tyre për hapjen dhe riorganizimin e programeve të studimit “Master” e shoqërojnë me dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Objektivat e programit, kompetencat profesionale që synohet të arrihen në përfundim të tij dhe ndihmesën për qëllim punësimi;

b) Kriteret e pranimit të studentëve;

c) Procedurat e pranimit të studentëve dhe të njohjes së krediteve universitare të fituara më parë prej tyre;

d) Kohëzgjatja e programit dhe struktura që e ofron;

e) Numri minimal dhe maksimal i pjesëmarrësve në program;

f) Frekuenca në aktivitetet e ndryshme formuese (leksione, seminare, laboratorë, praktika

etj.);

g) Plani mësimor i programit, i detajuar në të gjitha aktivitetet formuese, shoqëruar me

kreditet përkatëse. Numri minimal i krediteve për këto programe studimi nuk mund të jetë më i vogël se 60 kredite;

h) Personeli akademik që do të angazhohet për realizimin e programit të studimit, shoqëruar me të dhënat e nevojshme;

i) Komiteti Shkencor dhe koordinatori i programit, përcaktuar më poshtë në pikën 9;

j) Struktura akademike përgjegjëse për menaxhimin administrativ dhe financiar të programit, si dhe të karrierës së studentëve;

k) Tarifa për çdo student dhe mënyra dhe afatet e pagesës së saj;

l) Rregullorja e programit të studimit;

m) Modeli i diplomës

7. Për programet e studimit “Master” në fushat e Mjekësisë duhet të paraqitet dhe marrëveshja me strukturat spitalore publike apo private, ku do të zhvillohen aktivitete formuese klinike, diagnostikuese dhe të njohjes së teknikave e instrumenteve specifike, të parashikuara në program.

8. Propozimet për hapjen, mbylljen apo riorganizimin e programeve të studimeve “Master” bëhen nga një apo më shumë njësi kryesore, njësi bazë apo dhe anëtarë të personelit akademik, kur disponohen burime të përshtatshme njerëzore dhe të infrastrukturës.

9. Përgjegjësia organizative për programet “Master” është e një Komiteti Shkencor për çdo program, të përbërë nga jo më pak se tre anëtarë të personelit akademik.

10. Komiteti Shkencor zgjedh nga përbërja e tij koordinatorin e programit.

11. Hapja dhe mbyllja e programeve të studimeve “Master” bëhet sipas përcaktimeve të nenit 42, të “Ligjit për Arsimin e Lartë’, i ndryshuar.

12. Programet e studimit “Master” disiplinohen me rregulloret përkatëse të programit.

13. Kërkesat e institucioneve të arsimit të lartë për hapjen dhe mbylljen e programeve të studimeve “Master i Nivelit të Parë“ (MNP) dhe “Master i Nivelit të Dytë” (MND), duhet të paraqiten në MASH brenda datës 15 mars të çdo viti.

14. Programet e studimit “Master” vetëfinancohen me tarifat e shkollimit të studentëve të regjistruar në këto programe. Sidoqoftë ato mund të shfrytëzojnë dhe financime nga subjekte bashkëpunuese për programin, si dhe burime të siguruara nga njësia/njësitë kryesore propozuese apo institucioni.

15. Organizimi dhe drejtimi i programeve “Master”, si dhe aktiviteti mësimor i zhvilluar nga personeli akademik në këto programe, vlerësohen me orë mësimore.

16. Rezultatet dhe niveli cilësor i aktiviteteve formuese të zhvilluara në programet e studimit “Master” vlerësohen çdo vit, në përfundim të tij, sipas modaliteteve të përcaktuara nga njësitë e sigurimit të brendshëm të cilësisë. Ky vlerësim shërben si bazë për vazhdimësinë e programit të studimit në vitin e ardhshëm.

17. Asnjë nga programet e studimit “Master” të Nivelit të Parë apo të Dytë, nuk mund të ekuivalentohet me ndonjë diplomë të nivelit të dytë.

18. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Drejtoria e Politikave të Arsimit të Lartë dhe institucionet e arsimit të lartë.

Advertisements

2 Comments »

  1. Pershendetje!
    Me quajne Blerina dhe jam diplomuar ne degen e “Mesuesise” dhe dua te aplikoj per “Master” ne fushen e metodologjise. Per kete nuk kam asnje informacion.
    Ju lutem, me thoni se cfare eshte vendosur rreth kesaj? A do te kete rregjistrime per kete vit?
    Pershendetje dhe faleminderit!

    Comment by bela — May 16, 2008 @ 12:08 pm | Reply

  2. kam mbaruar te gjitha provimet te master ne univ eprishtines por ska kuadro akademike per finalizim te lutem si mund te realizoj kete ne univ etiranes kam protokole shkencore te publikuara ne spanje amerike dhe kredi extra nga univ amerikane

    Comment by dr nazmie — June 8, 2008 @ 8:49 am | Reply


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: